Drejtori për partneritet global të NATO-s, James McKee vlerëson se Maqedonisë i duhen të paktën 18 muaj për t’u bërë anëtare e 30 e NATO-s. Me vizitën e tij në Maqedoni zyrtarisht fillon edhe procesi i bisedimeve para-aderuese.
McKee ka zhvilluar takime me të gjithë ministrat e Qeverisë dhe me Kryeministrin Zaev me qëllim që të njihet nga afër me gatishmërinë e Qeverisë së Shkupit për bisedimet dhe të njoftohet me rrjedhën e reformave.