Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është ndërprerë qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Ndërkohë komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.