Është mbyllur afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal. Deri te komisionet komunale zgjedhore janë dorëzuar gjithsej 312 lista të kandidatëve për kryetar të Komunave dhe 575 lista të kandidatëve për këshilltarë komunal. Numri më i madh i kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunal është për Qytetin e Shkupit, përkatësisht gjithsej 18 lista të kandidatëve për të parin e Qytetit të Shkupit dhe 20 lista të kandidatëve për anëtarë të Këshillit. Pas përfundimit të kontrollit, komisionet komunale zgjedhore i dorëzojnë listat e konfirmuara në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për përcaktimin e renditjes. Deri më 27 shtator, partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje do të duhet të nënshkruajnë Kodin për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike.
Data 07.02.2026
Aktuale
- (VIDEO) Sekuestrohen edhe 20 tonë marihuanë në Strumicë, gjithsej mbi 40 tonë
- (VIDEO) VMRO pa nënkryetarë, LSDM thotë se Mickoski po bëhet si Vuçiqi
- (VIDEO) LSDM: Pse po heshtin institucionet për afërsinë e kryeministrit me Simen!?
- Riaktualizohet debati për provimin e gjuhës shqipe në RMV, reagim enigmatik nga ambasadori Meidani
- Nafie Selmani: Atë që pushtetarët e VLEN-it nuk guxuan, nuk deshën ose nuk ditën ta bëjnë dje, e bëri ambasadori Denion Meidani
- Gjorgjievski: Shkupi po merr pamje të re, po punohet intensivisht në udhëkryqin te “Momin Potok” dhe “Lubjanska”
- Kostadinovski nënshkroi Protokoll për bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese Supreme të Egjiptit
- Almer Toska: Nga denoncimi i 5 miliardë eurove te vota që shpëton pushtetin: hipokrizia me emrin Sonila Bejtja


