Tash e sa vite, kur mbahen konventat e ndryshme të partive politike, shpeshherë ndërpritet edhe procesi arsimor në shumë shkolla. Shpeshherë si arsye merren masat e sigurisë, por qytetarët dhe nxënësit dëshmojnë gjëra të ndryshme, njofton shprehja.
Nga zgjedhjet e fundit, përkundër presioneve të tilla, edhepse shkonin me zor në tubime të tilla, përsëri qyetarët në kutitë e votimit vendosën për ndryshim, vendosën kundër presionit, kundër këtyre politikave. Këto politika, ndërprisnin proceset edukativo-arsimore në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, si dhe studimet e disperzuara të USHT-së në Shkup; për të mbush sheshet, për t’u dukur sa më madhështor, njofton shprehja.
Sot është paralajmëruar tubimi kryesor i BDI-së në Çair nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu”, kujton shprehja. Përveç ‘informimit’ derë më derë, qytetarët tashmë dëshmojnë edhe për mbylljen e shkollave, ndërprerjen e procesit arsimor. Shprehja.com ju sjellë shqetësimin e plotë vetëm të një qytetari:
“Ne tubimin qe organizon bdi te sheshi I skenderbeut detyron profesoret qe ta nderprejn mesimin dhe bashk me nxenesat te marin pjes ne ket tubim
A kështu Visar është kontrata jote me dhunë
Pse nuk shkruan kjo në kontraten tënde të lutem leri nxënsat le ti zhvillojn oret e mësimit sepse ata jan shum më të vlefshme se tubimi.
Andaj te nderuar ne nenin 7 te ligjit mbi arsim te mesem thuhet: Ne shkollat e mesme eshte e ndaluar çdo veprim dhe organizim politik apo fetar.”, shprehet qytetari K.A./shprehja.com