Në 24 orët e fundit janë mbyllur pesë subjekte juridike, tre në Shkup, prej të cilave një kënd lojërash ku është hasur një festim ditëlindjeje dhe dy objekte hotelerie ku është hasur një gjendje në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Në të njëjta janë hasur një numër i madh i mysafirëve të cilët nuk ishin të ulur nga katër persona në tavolinë, shërbim të pijeve në banak, duke luajtur dhe grupuar në kundërshtim me Vendimin, deklaroi për MIA-n Aleksandra Koteli nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Ajo shtoi se është mbyllur një objekt në Tetovë ku me asistencë me pjesëtarë të MPB-së është ndërpretë dasma ku janë hasur 50 mysafirë, si dhe dy subjekte të paregjistruara në Shkup dhe te të njëjtit është hasur shkelje si dhe të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, protokollet ashtu edhe Ligji për kryerjen e veprimtarisë së paregjistruar.
Ajo sqaroi se janë kryer shumë kontrolle në nivel të territorit të të gjithë shtetit, me ç’rast janë kryer gjashtë veprime për shkak të shkeljes së Vendimit të Qeverisë së RVM-së me të gjitha ndryshimet nga janari i vitit 2021, si dhe Ligji për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.