Alsat 2019-10-17T15:37:17+02:00
Avokatët e Katica Janevës për të tretën ditë po përgatisin raportin për të ankimuar vendimin e Villma Ruskoskës për rastin Reket. Dokumentin e kanë pranuar zyrtarisht të hënën, dhe do t’i paraqesin vërejtjet e tyre në gjykatë të hënën e ardhshme. Paralelisht, mbrojtja paraqiti një ankesë duke kërkuar që Janeva të dilte nga burgu.
Ne sinqerisht presim një vendim gjyqësor pozitiv dhe një masë alternative më të butë për Katica Janevën – tha Irena Fërçkovska, Avokate e Katica Janevës.
Gjykata Penale sqaron se ata ende nuk kanë vendosur se kush do të procedojë ankesën – gjykatësi i procedurës paraprake apo Këshilli Penal? Garancia e ofruar e Janevës e tre banesave, ende nuk është përcjellë te Vilma Ruskoska për të dhënë mendim mbi kërkesën e Janevës, që të dalë nga Shutka.
Ish shefja e PSP-së vikendin e kaluar u shtrua në spitalin privat Zhan Mitrev. Mjekët i kryen ekzaminime të hollësishme pasi siç thanë nga mbrojtja e saj, ajo u dërgua në spital në gjendje para-infarkti dhe me dhimbje në gjoks. Janeva u kthye në Shutkë të hënën pasi mjekët përcaktuan se ajo ishte në gjendje më të mirë. Janeva nuk dha dëshmi për Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Ruskoska e akuzon për shpërdorim të pozitës së saj zyrtare duke ia lehtësuar pozicionin biznesmenit Orce Kamçev, dhe për kundër-shërbim mori 50,000 euro dhe mobile në vlerë 5,000 euro. Përveç Janevës, në Reket janë akuzuar Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski-Kiçeec për zhvatje të 1.5 milion eurove nga biznesmeni Kamçev.
Bojan Stojanovski
Loading…



