Pas Bregzitit, Mbretëria e Bashkuar gjithnjë e më shumë po e përdor portofolin e investimeve si mjet të politikës së jashtme, duke kërkuar të riformulojë rolin e saj global. Një nga shembujt më të fundit të kësaj qasje është partneriteti strategjik me Republikën e Maqedonisë i cili parashikon mbështetje britanike prej 5 miliardë paundë përmes UK Export Finance, shkruan Newsmax-i amerikan.
Bashkëpunimi përfshin zhvillimin e disa sektorëve kyç – shëndetësinë, energjinë, transportin dhe infrastrukturën digjitale – dhe ka potencialin të transformojë ekonominë e vendit.
“Ky partneritet i mundëson Republikës së Maqedonisë të përdorë përvojën dhe praktikat më të mira të administratës publike britanike dhe sektorit të biznesit, gjë që do të ndihmojë në ngritjen e nivelit si të administratës ashtu edhe të komunitetit të biznesit në vend”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Përveç përfitimeve ekonomike, Mbretëria e Bashkuar me këtë forcon edhe pozicionin e saj gjeopolitik në Ballkan – një rajon që luan një rol gjithnjë e më strategjik në Evropë. Deri më tani janë konfirmuar tre grupe projektesh: ndërtimi i hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10, ndërtimi dhe rindërtimi i spitaleve në disa qytete dhe ndërtimi i një fakulteti të mjekësisë dhe konvikti studentor në Shtip.