Pas vrasjes së një personi në Çair, pas 1 ore u raportua për një vetëvrasje, poashtu në këtë lagje, respektivisht në rrugën “Xhon Kenedi”. Disa portale njëherit paraqitën rastin si vetëvrasje dhe se personi ka vdekur, mirëpo portali Shqipmedia nga burime policore dhe familjare njofton se rasti është aksident, por pa pasoja tragjike.
Sipas bashkëshortes së F.SH (34) ngjarja e hidhur ka ndodhur kur F.SH del në ballkon që të rregullojë klimën të cilën e kanë vendosur disa ditë më parë por që nuk ka funksionuar si duhet. Kjo ka mjaftuar që nga pakujdesia F.SH të rrëzohet nga kati i tretë dhe të marrë lëndime trupore. Ai është operuar në këmbë dhe për momentin gjendja e tij shëndetsore është jashtë rrezikut për jetën.
Përndryshe F.SH është nga Tetova i punësuar në Shkup. Ata para disa muajsh kanë blerë banesën në Çair ndërsa para disa ditësh kanë vendosur klimë (air condition ) në banesë, e kjo ka qenë shkaku që F.SH të bie nga kati i tretë.Shqipmedia