Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të
dorëzojë notë deri tek Ministria kroate e Bujqësisë për ndalimin e Rregullores për kontroll gjatëimportit të frutave dhe perimeve që është sjellë më 15 korrik të këtij viti. Siç kumtoi sot ministri Lupço Nikollovski, një notë e tillë do t’u dorëzohet edhe institucioneve kompetente të Komisionit Evropian në Bruksel.
Rregullorja do të shqyrtohet edhe sonte në seancë qeveritare, ndërsa të hënën pritet qëndrim i përbashkët të sjellin edhe vendet e rajonit.
“Me Rregulloren e re të cilën e solli Kroacia në mënyrë të konsiderueshme rriten shpenzimet gjatë eksportit të frutave dhe perimeve të freskëta të Maqedonisë, që do të ndikojë mbi rritjen e çmimit të
fundit të kostos së produktit. Me çmime të rritura, frutat dhe perimet e Maqedonisë do të jenë jokonkurrente në treg”, theksoi Nikollovski.
Sipas tij, me sjelljen e Rregullores bëhet edhe diskriminimi ndaj vendeve anëtare të BE-së për të cilat shpenzimet për mbikëqyrje inspektuese mbeten 90 kuna, ndërsa për vendet e treta, të cilat nuk janë
anëtare të BE-së shpenzimet do të jenë 2.000 kuna.
“Lartësia e këtyre shpenzimeve është joreale, duke e pasur parasysh se kontrollet kanë të bëjnë mekontrollin fizik të produkteve”, nënvizoi ministri.
Nikollovski shtoi se Kroacia si vende anëtare e BE-së duhet ta respektojë Marrëveshjen për stabilizimdhe asociim që Maqedonia e ka kontraktuar me BE-në dhe në pajtim me së cilën BE do t’i pezullojë
taksat doganore dhe të tjera të cilat kanë efekt të njëjtë për importimin e produkteve bujqësore me origjinë nga Republika e Maqedonisë.