Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot nënshkroi marrëveshje për mbështetje financiare me drejtorin e NP “Pyjet nacionale”, Zdravko Trajanov për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në fushën e pylltarisë dhe mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, në vlerë të përgjithshme prej 48 milionë denarësh.
“Mbështetja financiare jepet në masën 100% të vlerës për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në pylltari dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, por jo më shumë se 48.000.000 denarë me TVSH të përfshirë”, informojnë nga MBPEU.
Me këto mjete financiare parashihet blerja e Pajisjeve speciale për shuarjen e zjarreve pyjore – pompa; Makinave ndërtimore – buldozerë; Kompresor dizel komplet për nevojat gjatë ndërtimit të rrugëve; Traktor me vinç.
“Ky investim i drejtpërdrejtë ka për qëllim modernizimin e NP ‘Pyjet nacionale’ në drejtim të mbrojtjes së pyjeve dhe përballimit efikas të fatkeqësive natyrore”, thonë në MBPEU.