Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave informon se me largimin nga funksioni ministër të Lupço Nikollovskit nuk do ta shfrytëzojë mundësinë ligjore për përdorim të apanazhit.
Ky vendim i Nikollovskit është nga arsye morale dhe në interes të qytetarëve.
“Ky nuk është mohimi i vetëm i përfitimeve që Nikollovskit ligjërisht i takojnë si funksionar. Në dy vitet e kaluara të gjitha mëditjet për udhëtime zyrtare, Nikollovski i ka donuar në SOS fshatrat e fëmijëve, thekson MBPEU.


