inistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë, së Ujërave sot përmes kumtesës i demanton thëniet e Lëvizjes BESA për diskriminim ndaj pakicave etnike në konkursin për punësim që e publikoi ky institucion.
“Konkursi për punësim nr.70/2018, të cilin MBPEU e shpalli në ditën 11 qershor 2018, është përpunuar në pajtim me dispozitat pozitive ligjore dhe planin vjetor për punësim për vitin 2018. Ai tërësisht e respekton mundësinë për aplikim nga të gjitha bashkësitë etnike. Njëherit, nga gjithsej 42 vende të punës është paraparë mundësia të aplikojnë 28 pjesëtarë nga komuniteti maqedonas, 10 pjesëtarë nga ai shqiptar, dy pjesëtarë nga komuniteti turk, një pjesëtar nga komuniteti rom dhe një pjesëtar nga komunitetet e tjera etnike në RM”, thuhet në kumtesën e MBPEU-së.
Lidhur me përdorimin e gjuhës maqedonase, nga Ministria potencojnë se ky institucion nuk i cakton kushtet e përgjithshme të konkursit, por se ato janë të cekura në nenin 31 paragrafi 1 nga Ligji për nëpunës shtetërorë. Këtu, thonë nga Ministria, janë caktuar të gjitha kushtet e përgjithshme dhe të posaçme për punësim të çdo nëpunësi administrativ.

