Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave ka shpallur Shpalljen Publike nr.01/23 për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore për sipërfaqe mbi 3 hektarë me tender publik elektronik të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 94/ 23, datë 04.05.2023).
Lënda e Shpalljes Publike është toka bujqësore në pronësi shtetërore, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1,241 ha, 07 ari, 51 m2, e shpërndarë në rajone të ndryshme si: Manastir, Vallandovë, Veles, Dibër, Dellçevë, Koçan, Negotinë, Prilep, Probishtip, Radovish, Strumicë, Demir Hisar, Shtip dhe Gazi Babë.
Të drejtën e pjesëmarrjes në shpalljen publike kanë personat fizikë dhe juridikë vendas dhe personat juridikë të huaj./Lajmi i plotë.