03 March
Kryesia qendrore e BDI-së do të mblidhet sot në selinë e kësaj partie në Reçicë të Tetovës për të diskutuar vendimin e dy ditëve më parë të presidentit Ivanov për mosdhënien e mandatit për formimin e Qeverisë, partive që kanë siguruar shumicën në Kuvend.
BDI-ja gjithashtu pritet të shqyrtojë edhe porosinë e qartë të përfaqësues së lartë të BE-së Federika Moghrini e cila kërkoi respektim të Kushtetutës dhe dhënien e mandatit, si dhe të analizojë mundësitë e tejkalimit të situatës.
Në mbledhjen e fundit të partisë së Ahmetit, u vendos që kreu i LSDM-së Zoran Zaev të marrë mbështetjen e deputetëve të kësaj partie për të siguruar shumicën parlamente por ka mbetur pezull çështja e pjesëmarrjes në Qeverinë e ardhshme, në rast se Zaev arrin të sigurojë mandatin për formimin e ekzekutivit.