Është mbledhur sërish pasditen e sotme komisioni hetimor për CEZ. Kreu i këtij komisioni Taulant Balla bëri thirrje edhe njëherë që Nue Kalaj të sillet me forcë në komisionin. Ai bëri me dije se policia ka shkuar në shtëpinë e tij, por nuk e kanë gjetur.
Aktualisht në komisionin po dëshmon dëshmitari Arben Doçi. Pritet që në komision të dëshmojë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
1 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)