Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane dhe për financim dhe buxhet.
Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim- ligji për verën në lexim të dytë, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik në lexim të parë dhe Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e përafërta në lexim të dytë për të cilët është paraqitur nga një amendament.
Në Komisionin për financim dhe buxhet në rend dite është Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të dytë.