Plehërishtat e egra të mbeturinave të ndryshme komunale, që në disa
vende është djegur, dhe janë ndërtuar vendbanime të improvizuara janë vërejtur gjatë netëve të jashtëzakonshme të mbikëqyrjes në komunat Karposh dhe Gjorçe Petrov, njoftoi sot Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor.
Në aksionin e kryer më 6 tetor në periudhën prej orës 1:30 deri në orën 6.30, janë bërë mbikëqyrje edhe në dy subjekte juridikë me licencë A-PIKN, “Ading” dhe “Alkaloid” – Gjorçe Petrov, me ç’rast është konstatuar se të dy instalimet nuk kanë proces pune dhe të gjitha depot për lëndët e pa përpunuara sekondare në këtë drejtim janë mbyllur.
Koordinatori i aksionit është ISHMJ, ndërsa në të morën pjesë inspektorë shtetërorë, inspektorë të autorizuar nga komuna e Karposhit, inspektori i autorizuar dhe menaxher komunal nga Qyteti i Shkupit dhe përfaqësues nga MPB-ja.
Kontrolli është në bazë të ankesave dhe parashtresave të qytetarëve dhe shoqatave civile për shfaqje të shpeshtë të erërave të pakëndshme në ajër, sidomos në mbrëmje, dhe nevoja për gjetjen e burimeve të mundshme të ndotjes së ajrit në territorin e komunave Karposh dhe Gorce Petrov.
Nga ISHMJ informojnë se në pajtim me kompetencat ligjore, ndërsa lidhur me hapësirat publike ku ka pasur mbeturina të shpërndara komunale, do të drejtohen deri te komunat kompetente me qëllim të pastrimit të këtyre plehërishtave të egra në afat më të shpejtë të mundur.