Policia ruse gjatë ditës së sotme, kanë arrestuar mbi 900 persona të cilët kanë dalë në protestë kundër luftës Rusisë-Ukrainë me moton “Jo Luftë”.
“The Guardian” ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar mbi 4 mijë protestues, që nga dita kur Rusia kishte vendosur ta sulmojnë Kremlinin e Ukrainës, përcjell arbresh.info.
Në videon e publikuar në twitter, shihet se si policia ruse, brutalisht tërheq zvarrë një vajzë e cila kishte dalë në proteste.
Ndërsa tensionet mes këtyre dy shteteve vije në rritje çdo ditë.
Shumë shtete të cilat janë anëtar të Bashkimit Evropian, BE, kanë vendosur sanksione të mëdha shtetit rus. /arbresh.info/
Më posht gjeni fotografi nga protesta në Shën Petersburg: