Ministria e Shëndetësisë, ka kumtuar informacionet e fundit për procesin e imunizimit anti-Covid në Maqedoninë e Veriut.
Deri dje, janë vaksinuar 304.904 qytetarë, kurse dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë vetëm 71.060 qytetarë.
“Me numrat e fundit, 47% e popullsisë mbi moshën 70-vjeçare kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 41% e popullsisë mbi moshën 65-vjeçare kanë pranuar një dozë të vaksinës, kurse 34% e popullsisë mbi moshën 60-vjeçare janë vaksinuar me një dozë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.
Vetëm dje, janë vaksinuar gjithsej 13.592 qytetarë, kurse dozën e parë e kanë pranuar 2.411 persona.
Interesim për t’u vaksinuar në portalin Vakcinacija.mk kanë treguar 429.464 qytetarë.
Vaksinimi masiv është duke u realizuar në sallën e sportit “Boris Trajkovski në Shkup, Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep./TV21