Mbi 3.600 nxënës të klasës së parë kanë marrë jelekë fluoreshente për lëvizje të sigurt në komunikacion, në kuadër të aksionit “Filloristë të sigurt” që si pjesë e projektit “Së bashku për siguri më të madhe në komunikacion” në dy muajt e fundit e zbatoi “Triglav osiguruvanje”. Qëllimi i aksionit ishte rritja e sigurisë së filloristëve në komunikacion dhe ngritja e vetëdijes së tyre për rëndësinë e lëvizjes së kujdesshme. Aksioni “Filloristë të sigurt” që u zbatua në 50 shkolla fillore nëpër tërë Maqedoninë, kishte edhe ditë të shkurtër edukative për rregullat bazë në komunikacion. “Përdorimi i jelekëve të sigurimit kontribuon ndaj dukshmërisë më të madhe të të rinjve në rrëmujën e trafikut dhe me këtë edhe ndaj rritjes së sigurisë së tyre.
Në këtë mënyrë duam të kontribuojmë ndaj ngritjes së vetëdijes edhe te pjesëmarrësit e rritur në komunikacion, të vërejnë se ka fëmijë gjithandej rreth nesh dhe se duhet me shumë vëmendje dhe përgjegjësi të sillemi në komunikacion, për siguri më të madhe të të gjithëve”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “Trigrav osiguruvanje”, Gjorgje Vojnoviq.