Në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dellçevë-Stanke Lisiçkovë pritet mbi dy orë për të hyrë në Bullgari. Është krijuar kolonë mbi 1 kilometra e gjatë.
Sipas MIA-s, një nga arsyet është prania e disa autobusëve në këtë pikë kufitare, por edhe mosfunksionimi i sistemit të hyrjes në vendkalimin kufitar Stanke Lisiçkovë.
“Kemi rreth dy orë që jemi këtu, janë rreth tetë autobusë atje lart, dhe kolona është e gjatë mbi një kilometër. Kur udhëtojmë për në Bullgari, arsyeja e shpeshtë është mosfunksionimi i sistemit në anën bullgare, gjë që shkakton ngecje edhe në anën e Maqedonisë”, thotë një shofer nga Dellçeva.