Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm nesër do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij vitit – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët.
Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), për maturën shtetëtore të këtij viti janë regjistruar 15.004 kandidatë. Prej tyre, 8.816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat artistike.
Për provimin e parë eksternt të nesërm, janë regjistruar 9969 nxënës për gjuhën maqedonase, 4339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke dhe 10 nxënës për gjuhën serbe.
Provimi i dytë ekstern i maturës shtetërore, i cili është zgjedhor, do të zhvillohet më 11 qershor. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe në këtë maturë shtetërore numri më i madh kanë zgjedhur provimin e gjuhës angleze (13.457 nxënës).
Për testin e matematikës janë regjistruar 1246 nxënës, 73 do t’i nënshtrohen testit të gjuhës gjermane, 24 – gjuhë frënge, 62 – estetikë. Për testin e filozofisë ka shtatë kandidatë, katër për gjuhë ruse dhe tre për gjuhë italiane.
Për të mbikëqyrur procesin e provimit, QSHP edhe këtë vit do të angazhojë rreth 2.000 testues.
Provimet do të zhvillohen në shkolla nëse ato plotësojnë kushtet në përputhje me Rregulloren për rrganizimin e maturës shtetërore, e për nxënësit nga shkollat që nuk kanë kushte të tilla, është siguruar hapësirë në amfiteatrot e fakulteteve. QSHP në ueb faqe i ka publikuar vendet për dhënien e provimit të maturës shtetërore në afatin e qërshorit.
Maturantët të cilët në qërshor nuk do të kalojnë provimin e maturës shtetëtore ose jo në tërësi, do të mund t’i nënshtrohen përsëri në sesionin e gushtit – më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi, ndërsa më 12 gusht është provimi zgjedhor ekstern (matematikë, gjuhë angleze, gjuhë frënge, gjuhë gjermane, gjuhë ruse, gjuhë italiane, filozofi, estetikë).