Nga sot ka nisur fotografimi pa termin paraprak për dokumente të reja personale.
Në 12 kabinat në hapësirën e re të MPB-së në lagjen Prolet në Shkup, ditën e parë janë fotografuar 1047 qytetarë.
Qytetarët që nuk kanë termin për dokumente të reja ose kanë caktuar termin pas datës 12.02.2024, mund të nxjerrin dokumente personale pranë zyrës së re të MPB-së dhe orari i punës është nga ora 08:00 deri në 18:00.