Bashkëpunimi për krijimin e kushteve më të mira të cilat do të mundësojnë inkuadrim të kompanive në zhvillimin lokal ekonomik, paralajmëruan sot përfaqësues të Projektit USAID për zhvillim të ekosistemit afarist dhe Ministrisë së Ekonomisë. Është nënshkruar memorandum për bashkëpunim, me të cilin mundësohet që në aktivitetet për të cilat janë ndarë 500.000 dollarë të kyçet sektori privat. Me grante dhe mbështetje teknike duhet të mundësohen shërbime për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme dhe startapet që të përgjigjen në pengesat më të mëdha për rritje – rritje të produktivitetit dhe hapje të vendeve të reja të punës përmes vendosjes së teknologjive të reja, inovacioneve, standardeve dhe praktikave afariste, si dhe të përmirësohet ndërlidhja e tyre me klientë të rinj dhe tregje dhe të përmirësohen mjeshtëritë teknike dhe afariste. Njëherit do të ndihmohet qasja deri te financat për ndërmarrjet dhe do të nxiten investimet e firmave në zhvillim të fuqisë punëtore
dhe zinxhirët e furnizimit.
Brok Birman, zëvendës-drejtues i Byrosë së USAID-it për Evropën dhe Azinë, porositi se sektori privat do të jetë nxitësi kryesor në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. “Me projektin për zhvillim të ekosistemit afarist dhe partneritetit të vendosur me sektorin afarist zëvendësohet modeli tradicional i zhvillimit të ndihmës me qasje që e njeh dhe shfrytëzon potencialin e sektorit privat të Maqedonisë për lëvizje të zhvillimit përmes krijimit të vendeve të punës, rritjes ekonomike dhe përgjegjësisë shoqërore korporative”, tha Birkman.
Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, qëllimi është që të sigurohet mbështetje e konkurrencës së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoni përmes përforcimit të nkushteve afariste, financave dhe lidhjeve tregtare që të rritet rritja, produktiviteti dhe punësimi në sektorin e biznesit.
“Do të ndihmohet inkuadrimi ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në zinxhirin e furnizimit, zhvillimit të përbashkët të fuqisë punëtore dhe zhvillimit të shërbimeve. E gjithë kjo do të ketë ndikim mbi zhvillimin rajonal dhe do të mundësojë nxitje të zhvillimit lokal ekonomik nga kryeqyteti, me çka kontribuohet zhvillim i ekosistemit lokal të biznesit”, tha Bekteshi. Projekti për zhvillim të ekosistemit afarist, për të cilin janë ndarë 6,2 milionë dollarë, për katër vite, mes tjerash duhet të ndihmohet që të krijohen 5.750 vende të reja pune.