Mbledhja koordinuese te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka përfunduar pa ndonjë epilog konkret.
Pas tre orësh pritjeje të gazetarëve për një informatë se a mbaroi apo jo mbledhja koordinuese e grupeve parlamentare, kjo gjë u kuptua në mënyrë jotransparente me dalje të deputetëve nga dyert e pasme të Kuvendit.
E vetmja që dihet është se VMRO ka bojkotuar mbledhjen pasi nuk e njeh Talat Xhaferin si kryetarë Kuvendi. Temë e takimit besohet se ka qenë zgjatja e mandatit të kryetarëve të komunave.
Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet në gjysmën e parë të muajit tetor, kurse mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave.
Kryetari Talat Xhaferi theksoi se me qëllim të mundësohen kushte për punë të rregullt të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është e domosdoshme që të respektohet Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i ftoi partitë politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvend, konform nenit 33 të Rregullores së Kuvendit të RM-së ta njoftojnë për formimin e grupeve parlamentare. Z. Xhaferi theksoi se pret në afat të shkurtër partitë të arrijnë marrëveshje për formimin e trupave punuese, me qëllim që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratohen në bazë të procedurave të Rregullores.

