Kapiteni i Francës ka pasur telashe për të shikuar anash, me maskat që i janë vënë për t’ia mbrojtur hundën e thyer në ndeshjen e parë në Gjermani. Në fitoren 1:0 ndaj Belgjikës, të hënën, Mbape mbajti maskën e tretë të ndryshme. I kishte pesë tentime të pasuksesshme për gol. Golin e vetëm deri më tani në Evropian e ka realizuar nga penalltia.
“Është djersa dhe ne e dimë që djersa mund të hyjë në sytë e tij. Ai po mësohet me këtë, por mund të ketë ndikim në vizionin e tij. Me shikimin para çdo gjë është në rregull. Por ka vonesë me pamjen periferike,” tha seleksionuesi Didier Deshamp..
Mbape e ka përshkruar paraqitjen me maskë si “tmerr i plotë”. Ai fillimisht u pa me një maskë me flamur francez. UEFA nuk e lejoi atë, pasi duhej të ishte vetëm njëngjyrëshe. Ndaj Polonisë luajti me një maskë të zezë. Maskën e ndryshoi për ndeshjen ndaj Belgjikës, ndërsa ajo dukej më e përshtatshme për formën e fytyrës së sulmuesit. Por sërish kishte telashe.