Grupi i punës për përgatitjen e propozimit për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së RMV mbajti seancë konstituive. Anëtarët njëzëri zgjodhën kryetarin dhe nënkryetarin e grupit të punës që janë nga sfera e ekspertëve. Kryetare u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa nënkryetar u zgjodh Bajram Pollozhani, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i të drejtës kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila angazhoi Ministrinë e Drejtësisë për të formuar grup pune. Grupi i punës ka për detyrë që të përgatiti propozimin për nevojë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Pas përgatitjes, propozimi do të dorëzohet në Qeveri e cila do të parashtrojë nismë në Kuvend. Propozimi do të kalojë të gjithë trupat e punës në suaza të Kuvendit. Grupi i punës ka 23 anëtarë prej të cilëve 10 janë ekspertë, 10 me propozime të partive politike dhe 3 anëtarë nga institucionet, Kabineti i presidentit, MPJ dhe Sekretariatit për çështje europiane.
Data 23.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot jostabil
- (VIDEO) Për Arben Fetain dhe Fatmir Limanin vendoset në qershor
- Rroga në Maqedoni nuk mjafton për bukën, në Gjermani garanton standart jetësor
- Përfshihet nga flakët zona e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, ja çfarë dyshohet
- KRRE publikon çmimoren e re, shtrenjtohet çmimi i naftë
- Tabaku: Investime të korruptuara dhe keqmenaxhuara! Ekonomia po kthehet në “gjueti shtrigash” ndaj punës, modeli aktual po godet klasën e mesme!
- Klekovski: Ka keqpërdorim të pushimit mjekësor në MPB
- Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, kjo është arsyeja


