Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë përfunduar, dhe fituesi është sërish kryeministri aktual Edi Rama.
Me këtë fitore, Rama siguron një tjetër mandat në krye të qeverisë, duke konsoliduar më tej pushtetin e tij politik në vend.
Megjithëse fitorja është pranuar zyrtarisht, mënyra se si ajo u arrit vazhdon të mbetet subjekt diskutimesh, dhe shumë vëzhgues ngrenë pikëpyetje mbi procesin zgjedhor dhe ndikimin e tij.
Profesori Binak Maxharraj, ka thënë se vetëm ai e di si ka fituar dhe çfarë ka bërë.
Postimi i plotë:
FITOI RAMA
Në Shqipëri përfunduan zgjedhjet parlementare.
Fitoi kryeministri i deritashëm Edi Rama, si fitoi çfarë bëri për të fituar e di vetëm ai. Megjithatë me këtë fitore Edi Rama po ndihet mirë.
Por me fitoren e Edi Rames është gëzuar shumë edhe “vëllai” i tij Aleksandër Vuçiqi president i Serbisë, sepse këta dy me miqësinë që e kanë tani kanë edhe me tëpër mundësi që të bëjnë dredhira në kurriz të Kosovës, sepse Rama në zemër e ka Serbinë se sa Kosovën.