Mundësi për të trajtuar sfidat e mjedisit të biznesit global dhe dinamik
me studime të veçanta Master në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti
i Lublanës, Qendra Rajonale në Shkup.

Dyert e mundësive jetësore që kanë potencialin për të ndryshuar gjithçka në karrierën profesionale të secilit, janë të hapura kur ju me se paku prisni.
Shkup, (21.12.2017) Fakulteti Ekonomik shtetëror, Universiteti i Lublanës, Republika e Sllovenisë (www.ef.uni-lj.si), përmes qendrës rajonale në Shkup (për Kosovë dhe Maqedoni),ofron mundësi për regjistrim në studimet Master (Menaxhim dhe Organizim) në Akademinë
Ndërkombëtare të Biznesit (IBA).
Mundesia për aplikim në studimet Master zgjat deri në fund të janarit 2018.
Ligjeratat për gjeneratën e ardhshme fillojnë në shkurt 2018.
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Lublanës, është Fakulteti i parë dhe i vetëm me të ashtuquajturën "Kurorë te trefishtë" në Evropën Juglindore, që ka akreditimet më të larta ndërkombëtare EQUIS, AASCB dhe AMBA. Me këto akreditime Fakulteti bën pjese ne 1% e të gjtiha shkollave të biznesit dhe ekonomisë në botë.
Profesionistë të nivelit të lartë dhe menaxherë të kompanive dhe bankave të njohura (ProCredit Bank, Kosovë, Grupi Medikal, NLB Banka Prishtine, OSBE, USAID, AmCham në Kosovë, Alkaloid, Belupo, RHAU Maqedoni, Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, EVN Maqedonia, Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë, Pexim,Austrian Airline Kosovë, PZU Remedica, Balcan International, ICO, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ,Kosovë, Operatori VIP Mobil, Sigurimi Triglav, Lesna Mobilje, Natuzzi, Kompania Besi-Bp ,Kosovë…) kanë avancuar karrierën e tyre dhe kanë ndërtuar bizneset e tyre me ndihmën e njohurive të fituara nga programi Master në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (IBA) në Fakultetin Ekonomik ,Lublanë në Shkup.
Programi Master në IBA eshte I hapur dhe efektivë për 11 vite në Republikën fqinje të Maqedonisë (në Shkup) dhe është plotësisht identik me studimet në Lublanë (stafi profesional, cilësia, kriteret dhe metodologjia e arsimit,literatura më e re dhe materiale shtesë, shembuj moderan aktual…)
Studimet Master janë në fushën e financave, marketingut, burimeve njerëzore…, individët me përvojë profesionale mund të regjistrohen ne program (menaxherët dhe sipërmarrësit, kryeshefët ekzekutiv (CEO-të), ekspertët ambiciozë dhe konsulentët …), si dhe të individ te motivuar dhe te sapodiplomuar pa ndonjë përvojë pune. Studimet Master janë të destinuara për ekonomistët dhe jo ekonomistët dhe për të gjitha profesionet (inxhinierë, ekspertë të ligjit, farmacistë …)
Kandidatët e interesuar për informata më të hollësishme mund të kontaktojnë Qendrën
Rajonale të Fakultetit Ekonomik – Lublanë (www.ef.uni-lj.si) në Shkup
(cisef@skopjefair.com.mk; 070 / 338-570).
“Ndërkombëtarizimi zgjeron horizontet intelektuale dhe kulturore të një personi, një kompanie dhe për më tepër, gjithë shoqërisë. FELU është lider kombëtar dhe Institucion ndërkombëtarë i arsimit dhe kërkimeve shkencoer të njohur ndërkombëtarisht në fushën e biznesit dhe ekonomisë – AACSB, EQUIS, TEDQUAL dhe CENTQUIN shkollë e akredituar”, thotë prof. Metka Tekavchich, dekani i Fakultetit.
“Sipas meje, programi IBA ofron njohuri dhe aftësi thelbësore për karrieristët tanë të ardhshëm.Programi më ka ndihmuar të riformësoj mënyrën e të menduarit rreth tregjeve ndërkombëtare.Kam përditësuar njohuritë dhe mësova metoda të efektshme të bërjes së biznesit, ndërsa kisha privilegjin e të mësuarit nga profesorët më të mirë në këtë pjesë të Evropës “Mentor Pllana, CEO / Besi-Bp Company, Kosovë IBA (Programi master) në Fakultetin e Ekonomisë – Lublanë, në Universitetin e Sllovenisë, në mesin e akreditimeve të larta të biznesit dhe diplomave të njohura ndërkombëtarisht, ofron mundësi të mëdha për krijim te rrjetit te madh të profesionistëve nga mjedisi i komunitetit të biznesit si pjesë e Klubit Alumni, me më shumë se 10,000 anëtarë dhe shoqatën ndërkombëtare të biznesit- “Beta Gamma Sigma”