Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar një 37-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu mashtroi 37-vjeçari që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari.
Nga hetimet dyshohet se 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi automjeti tip “Hyundai Tucson”.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”.
Mashtroi shtetasin që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Hyundai Tucson”.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.