Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave
Shëndetësore. Vendimi i sjellur nga udhëheqja paraprake e qeverisë është anuluar, ndërsa
informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re.
“Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria e
mëparshme kishte sjellur vendim me të cilën kishte dhënë miratimin që i njejti të realizohet.
Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas revidimit të aktiviteteve te realizuara
gjatë procedurës së deritanishme.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për profesion të rregulluar konform Direktivës së
Komisionit Evropian 2005/36 dhe 2013/55, janë të nevojshme analiza thelbësore dhe të
hollësishme përpara qasjes për dhënien e Miratimit për kryerjen e veprimtarive të arsimit të
lartë për arsimimin e këtij lloj kuadri. Në rastin konkret, nuk janë bërë analiza për nevojat e
kuadrit të tillë si dhe për kushtet për arsimimin dhe trajnimin e tyre, as nuk janë kryer
konsultime me shoqatat relevante dhe autoritetet kompetente me atë rast.
Duke marrë parasysh mospërputhjet serioze dhe të shumta të konstatuara, Bordi i
Akreditimit anuloi Aktvendimin me të cilin akreditohet projektit për themelimin e fakultetit,
ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës anuloi Aktvendimin për fillimin e punës, të sjellur
nga ministri paraprak”, thuhet në njoftimin e MASH-it.
Data 05.04.2026
Aktuale
- “Bravo studentëve”: Ramadani del hapur në përkrahje të protestës
- Agron Demiri i LSDM-së përkrah protestën e studentëve shqiptar për provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe
- “Një mesazh dhe droga ju arrin!”- Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të drogës, 20 të arrestuar dhe 19 të proceduar! Si funksiononte rrjeti me “WhatsApp”, rolet dhe detajet
- FOTO/ E rëndë në Itali, 50-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit! Sapo kishte dalë nga burgu, ja për çfarë dyshohet
- Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politik
- Qendra RACIO në përkrahje të protestave studentore: Zëri i të rinjve është zëri i ndryshimit!
- Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, arrestohet në Itali shqiptari me disa identitete! I dënuar më parë, droga ishte fshehur në…
- (VIDEO) Mickoski për protestën e studentëve: Grup i ekspertëve po punon për një zgjidhje kushtetuese


