Ministria e Arsimit dhe Shkencës po zbaton konsultim publik dhe me opinionin profesional dhe akademik e ndan projekt-versionin përfundimtar të Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsimin 2018-2025. Siç informon MASH-i, gjatë periudhës së kaluar kanë punuar intensivisht në krijimin e Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsimin 2018-2025, përkatësisht në krijimin e dokumentit të ri strategjik për politika arsimore. Komentet dhe propozimet për përmirësim të mëtutjeshëm të Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsim mund të parashtrohen më së voni deri më 10 nëntor 2017 në adresën elektronike – [email protected] apo në arkivin e MASH-it, rruga “Shën Cirili e Metodi” nr.54. Strategjia gjithëpërfshirëse për arsim 2018-2025 do të jetë lëndë e debatit publik, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të miratohet në mbledhje të Qeverisë. Projekt-versioni përfundimtar i Strategjisë për arsim 2018-2025 mund të merret në ueb-faqen e MASH-it.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut

