Në çfarë bote duan të jetojnë në vitin 2023 dhe cilat janë dëshirat dhe pritshmëritë e tyre, nxënësit e shkollave fillore do të mund të ilustrojnë përmes vizatimeve dhe me të njejtit të garojnë në konkursin figurativ të shpallur sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb faqen e saj, ndërsa me rastin e festave të fundvitit.
Konkursi parasheh garë në tre kategori, për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, nga klasa e katërt deri në të gjashtën dhe për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën. Vizatimet duhet të jenë origjinale, fryt i punës dhe njohurive të nxënësit, të frymëzuara nga sfidat e të mësuarit në vitin vijues shkollor 2022/2023.
Secili nxënës i cili dëshiron të marrë pjesë mund të dërgojë vetëm një punim figurativ individual në vetëm një kategori, që korrespondon me klasën në të cilën mëson. Afati i fundit për aplikim është 23 dhjetor 2022 dhe rezultatet do të shpallen më së voni deri më 31 dhjetor.
Fituesit në secilën kategori do të shpërblehen në mënyrë përkatëse ndërsa çmimet do t’iu dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
MASH inkurajon nxënësit të marrin pjesë në konkursin figurativ të tregojnë kreativitetin e tyre duke vizualizuar dëshirat e tyre në Vitin e Ri. Kjo është një mundësi e mirë për të avancuar frymën konkurruese, por edhe për të kontribuar në ndërgjegjësimin për nevojat e të rinjve dhe rritjen e përpjekjeve për plotësimin e tyre.