Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve kanë pranuar kërkesën e Unionit të Shkollave të Mesme që provimet e maturës shtetërore të mbahen në ambientet shkollore, përkatësisht në klasa dhe jo në amfiteatrot e fakulteteve. Siç njoftoi Unioni, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve në shkollat e tyre, me kusht që të plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. “ Për shkollat që nuk i plotësojnë këto kushte, Qendra Shtetërore e Provimeve do të ofrojë ambiente alternative në bazë të kërkesave të shkollave” thonë nga Unioni i Shkollave të Mesme. Vitin e kaluar, provimi i maturës u zhvillua nëpër fakultete dhe salla të shkollave. Kjo masë u mor për të parandaluar kopjimin, dukuri kjo që paraqitet çdo vit. /Alsat.mk
Data 27.06.2026
Aktuale
- Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron dokumentet e AKU-së mbi kontrollet në kompaninë “SORI-Al” që ofronte ushqimin
- Janë djegur dy automjetet e avokatit Asmir Alispahiq
- Agrometeorologët apel bujqve: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë
- Sa semimaturantë vendosën të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, e sa në gjuhën shqipe?
- Aliu: Do të jem i pari që do të regjistrohem si dhurues organesh
- Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete
- Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
- LSDM: Pas shpërbërjes së ZNAM-it, Mickoski po krijon një satelit të ri politik


