Në drejtim të ndarjes së plotë të fondit të bursave për nxënës të parashikuar për këtë vit
shkollorë 2021-2022, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka shpallur konkurse të përsëritura
për ndaerjen e bursave të dedikuara për nxënësit e regjistruar në paralele duale dhe për
bursa për nxënësit e regjistruar në arsimin e mesëm profesional trevjeçar.
Konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e regjistruar në paralelet e arsimit profesional
në të cilat do të realizohet arsimi praktik me fond të rritur të orëve , gjendet në linkun -në
vazhdim.Ndahen 900 bursat e tjera në këtë kategori, pasi në konkursin fillestar nuk u ndanë
të gjitha 1500 bursa . Mundë të aplikojnë nxënësit e rregullt të regjistruar në paralele duale ,
të cilët nuk e përsëritën vitin, dhe nuk janë shfrytëzues të bursave nga ofrues tjetër dhe se
janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut .
Konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e regjistruar në arsimin trevjeçar profesional
publikohet në linkun në vazhdim. Është parashikuar ndarja e 390 bursave për nxënësit e
rregullt të shkollave të mesme të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim
profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare, të cilët janë shtetas të
Republikës së Maqedonisë së Veriut , dhe nuk kanë përsëritur një vit gjatë arsimimit dhe nuk
janë shfrytëzues të bursës nga ofrues tjetër. Përndryshe, në konkursin fillestar për këtë lloj
të bursave , janë paraparë gjithsej 500 bursa
Nxënësit që plotësojnë kushtet për të fituar të drejtën për shfrytëzimin e njërës nga dy llojet
e ofruara të bursave, plotësojnë aplikim elektronik dhe bashkëngjitin dokumentacionin
përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk , dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë
elektronike, të plotësojnë aplikim në formë të letrës (lista evidentuese ) dhe të dorëzoni
dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe e Shkencës deri më
datën 30.09.2021, në periudhën nga ora 08-16.
Për çdo informacion plotësues dhe mbështetje , kontaktet e të punësuarve në Sektorin për
standardin e nxënësve dhe studentëve , si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë në Ministrinë e
Arsimit dhe Shkencës publikohen në këtë link .
Këto dy lloje të bursave u përfshinë për herë të parë këtë vit, si rezultat i përpjekjeve për të
përmirësuar cilësinë e arsimit të mesëm profesional, duke sjellë përfitimet e tij më pranë të rinjve dhe stimulimi i tyre për regjistrim në shkollat e mesme profesionale.. Shuma e bursës
është 3500 denarë në muaj, dhe paguhet për 9 muaj të vitit.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Spiropali, vizitë zyrtare në Sofie me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian
- Takimi Siljanovska Davkova-Sllaveski: Të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe të stimulohen investimet e reja
- SHBA-ja vendos sanksione ndaj Raportueses Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
- LDK zyrtarizon Driton Selmanajn si kandidatin ideal për Kryetar të Prizrenit
- Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në Fier! Familjarët shpërthejnë në gjykatë
- Deputetja Beqiri: BDI u hesht kur rriheshin shqiptarët, por bëhet e zëshme për karriget dhe tenderët
- Zjarri në Landfillin e Elbasanit – Arben Cara: Vatër masive, u deshën tonelata dhera dhe shkumë për të shuar flakët, zjarrfikësit u vunë në vështirësi
- Jeff Williams vendos të largohet nga Apple pas tre dekadash kontribuese