Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është duke përgatitur rekomandime për shkollat për rritjen e sigurisë në objekte, si dhe uljen e dhunës së bashkëmoshatarëve. Baza e procesit janë konkluzionet e dala nga takimet e deritanishme me profesorë dhe ekspertë të fushës si dhe nga vizitat në shkolla ku së bashku me kuadrin mësimor dhe shërbimet profesionale po analizohet gjendja e sigurisë.
“Pas finalizimit të rekomandimeve, të njëjtat do t’i përcillen Qeverisë dhe do të miratohen në seancën e ardhshme. Ndërkohë, çdo propozim konstruktiv është i mirëpritur dhe mund të jetë pjesë e planit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në shkolla dhe në ndërtimin e mjedisit ku nxënësit do të fokusohen vetëm në përvetësimin e njohurive dhe aftësive ndërsa dhuna nuk do të jetë temë. Njëkohësisht MASH-i vazhdon procesin e konsultimit, me përfshirjen e disa faktorëve shoqëror të cilët mund të ndihmojnë në krijimin e protokolleve gjithëpërfshirëse për rritjen e sigurisë në shkolla dhe manualeve për trajtimin në rast të zbulimit të dhunës nga bashkëmoshatarët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MASH-it.
Data 15.07.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti takon deputetin Sali Murat
- Ndoqën Renis Dobrën, zbulohet itinerari i autorëve që fillimisht u pikasen në Unazën e qytetit të Burrelit! Zbardhet skema që zbatuan mos të identifikoheshin
- Mira Murati themelon kompaninë e re për inteligjencë artificiale me vlerë 12 miliardë dollarë
- “Mos shiko mbrapa!” – Çfarë dëshmoi kushëriri i Renis Dobrës në lidhje me natën e rrëmbimit dhe vrasjes!? Ja dëshmia që çon drejt zbardhjes së ekzekutimit të 23-vjeçarit
- Angellov: Për momentin po veprojnë dy Er traktorë mbi zjarrin në Dojran, deri në fund të ditës do të vihet nën kontroll
- OpenAI vonon publikimin e modelit të ri të inteligjencës artificiale
- Qeveria miraton ligjin që njeh diplomat e medresesë si të barabarta me ato të gjimnazeve
- Si dehidratimi i fshehur po ndikont të gjithë ne? Zbuloni shkaqet e lodhjes gjatë ditës