Ndryshime të mëdha do të ketë në ligjin për arsim të lartë – paralajmëroi Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Ajo paralajmëroi se parashihet riorganizimi me të cilin Agjencia për cilësi në arsimin e lartë do të zëvëndësohet me Këshillin për Akreditim dhe Evaluim, që do të punojë sipas rregullave dhe parimeve tjera.
Ministrja Janevska pas takimit me SASHK-un theksoi se në përgatitjen e ligjit të ri janë të kyçur ekspertë të MASH-it dhe përfaqësues të të gjithë Universiteteve Shtetërore dhe private.
“Kah fundi janë zgjidhjet për të dalë ligji I ri, I cili kur të jetë definitivisht gati, do të shkojë në debat më të gjatë publik dhe nuk do të jetë vetëm 20 ditë në ENER. Do ta dorëzojmë tek të gjithë universitetet kurse do të organizojmë edhe debat publik me prezencë fizike pas cka do t`i analizojmë dhe sublimojmë rekomandimet e punonjësve në arsimin e lartë dhe atëherë do të dalim me versionin final” – tha Janevska.
Ajo tha se asnjë student që ka fituar bursë për të studiuar nëpër universitetet prestigjioze jashtë vendit, nuk e ka përmbushur kushtin që të kthehet në vend, nuk I ka kthyer mjetet e bursës, për shkak të kushteve të këqija në marrëveshjen për bursa.
Ndryshe, ligji I ri për arsim të lartë duhet të miratohet gjatë këtij viti.
Janevska për këtë njoftoi nga foltorja e Kuvendit gjatë seabcës për pyetje të deputetëve më 28 nëntor 2024.