Me një ceremoni mirë të organizuar dhe me masa sigurie të larta, u bë pritja e delegacionit nga Republika e Bullgarisë, të kryesuar nga kryeministri, Bojko Borisov. Kjo vizitë kishte për qëllim nënshkrimin e marrëveshjes së arritur mes dy shteteve fqinje. Në prani të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, kabinetit qeveritarë, mediave, gardës së republikës, në oborrin e qeverisë mbërriti delegacioni i vendit fqinjë. Pas intonimit të himneve të të dyja vendeve, dhe përshëndetjes së dy kryeministrave, u bë edhe takimi tek-a-tek. Rreth orës 13:40 minuta u bë nënshkrimi i marrëveshjes, të cilën të dy homolgët e quajtën si sukses, kontribut në stabilitetin politik të vendeve dhe rajonit dhe hapje e rrugës euroatlantike për Maqedoninë dhe perspektivës europiane për të dyja vendet.
Sipas kryeministrave , Zaev dhe Borisov, të mirat e marrëveshjes do të shihen në të ardhmen.
sotme.
“Porositë që përcjellim sot, pikësëpari deri tek qytetarët tanë, por edhe gjithkund jashtë Maqedonisë dhe Bullgarisë, është se vendosëm të ndërtojmë miqësi, të zgjasim dorën dhe të bashkëpunojmë ,të ndjekim nevojat e qytetarëve tanë, të cilët janë të bindur se do të kenë përfitime. Marrëveshja tregon se aty ku ka vullnet politik çështjet do të zgjidhen. Bullgaria dhe Maqedonia kanë bërë hap historik përpara. Kemi hapur rrugë për stabilitet dhe zhvillim për të dy shtetet dhe për rajonin e Ballkanit. Kjo Marrëveshje është sukses dhe kontribut drejt stabilizimit politik. Qeveria e Republikës së Maqedonisë është përcaktuar të zhvillojë politika të zgjidhjes. Në Qeverinë e Republikës së Bullgarisë pamë partner konstituiv me qëllime të njëjta”-Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Ndërsa, Zaev foli për anët pozitive të kësaj marrëveshje, homologu i tij, Bojko Borisov, tha se fakti që dy homologët vijnë nga familje të ndryshme politike është një anë tjetër e mirë e ditës së sotme dhe kërkoi mbështje të kësaj marrëveshje edhe nga Nikolla Gruevski.Ai tha se vitet që kaluan pa nënshkrimin e marrëveshjes nuk sollën asnjë të mirë. Sipas tij, fakti se nënshkrimi e së njejtës kritikohet nga disa palë, do të thotë se jetojmë në demokraci dhe se kritika do të ketë gjithmonë.
“ Një anë tjetër e ditës së sotme dhe nënshkrimit të kësaj marrëveshjeme kryeministrin Zoran Zaev, është se jemi nga dy familjë të ndryshme politike. Opozita e tij, e kolegut Gruesvski, është nga Partia ime Popullore Evropiane. Ne me atë kemi punuar shumë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe kemi qenë shumë afër nënshkrimit të së njejtës. Unë parashtroj pyetjen: “Çfarë arritëm deri më sot , kur nuk ishte kjo marrëveshje e nënshkruar? Republika e Maqedonisë anëtare e NATO-se, ka përspektivë për në Unionin Evropian?! Nuk është ashtu. Për stabilitet politik për ruajtjen e të gjitha principeve europiane dhe demokratike dhe fjalës së lirë, ajo jep perspektivë. Kritika kishtë në Bullgari nga oponentët e mi. Pyesin përse është e nevojshme kjo marrëveshje, sepse hap rrugët europiane dhe të ardhme më të mirë.”- tha kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
Në pyetjen e gazetarëve se përse kanë vendosur të festojnë sëbashku ditën e Ilindenit, kur bëhet fjalë për dy shtete të ndryshme, Borisov u përgjigj kështu:
“Përse të mos festojmë së bashku, të përleshemi atëherë nëse doni. Shumë herë jemi rrahur dhe të gjithë jemi të mëdhenj. Bullgaria e Madhe, Serbia e Madhe, Maqedonia e Madhe. Me luftërat bëmë që Ballkani të jetë vendi më i prapambetur në Evropë. Ne me kolegun dëshirojmë të ecim përpara dhe të arrimë në nivelin e Gjermanisë, Austrisë, Holandës, Francës”, tha Borisov.
Nënëshkrimi i marrëveshjes mes dy vendeve është përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët, duke e cilësuar të njejtën si hap historik drejt një fqinjësie të mirë.
Përgatit: Evi Shkopi
Kameraman: Edvin Sejrani
Montazh: Edvin Sejrani