Deprecated: mb_convert_encoding(): Handling HTML entities via mbstring is deprecated; use htmlspecialchars, htmlentities, or mb_encode_numericentity/mb_decode_numericentity instead in /var/www/vhosts/almakos.com/httpdocs/wp-content/plugins/quick-adsense-reloaded/includes/template-functions.php on line 3400
Jakup Shehu, 52 vjeçari i cili sulmoi gruan e tij me thikë në qafë e në trup më 13 maj në rrugët e kryeqytetit, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit.
Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, parashikuar sipas nenit 238 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Kujtojmë se 52 vjeçari masakroi bashkëshorten e tij më 13 maj (2024) në rrugën “Xhanfize Keko” të kryeqytetit, rreth orës 02:15.
Gruaja e tij, Edlira Shehu mbeti në gjendje të rëndë për shkak të 3 goditjeve të marra nga bashkëshorti i saj, të cilët së bashku janë prindër të një fëmije.
Sipas deklaratave të autorit të këtij krimi në familje, ngjarja ndodhi për shkak se u nxeh e nuk ka mundur të kontrollojë inatin e tij.
Ndërkohë bashkëshortja, Edlira Shehu është shprehur për uniformat blu se ka qenë viktimë e dhunës nga Jakup Shehu.
52 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal pasi në vitin 2011 ka vrarë një person e është dënuar me 13 vite heqje lirie.
NJOFTIM PER MEDIA
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Më datë 23.05.2024, rreth orës 04:00, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale J.Sh, i cili pas një konflikti të çastit në banesën e tij në Rrugën “Hysen Xhura”, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) në disa pjesë të trupit bashkëshorten e tij shtetasen me iniciale E. Sh, duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1378 Regj. Them, datë 25.05.2024, ka vendosur:
- Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Sh.
- Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Sh “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 të Kodit Penal.
- Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit në lidhje me caktimin masës së sigurimi personal, duke caktuar arrest në burg me afat.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 18.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Valbona Vata, vendosi:
–Miratimin e vendimit me nr. 1378 regj.them, datë 25.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tiranë, më 18.06.2024
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
LEXO EDHE: