Pushuesit janë terrorizuar nga përplasje ma armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë. Një prej tyre, ka treguar për ‘Reporttv’ se po largohet nga banesa që kishte marrë me qera për pushime, pasi është tmerruar nga ajo që ka parë dhe dëgjuar. Teksa shihet me valixhe në duar, qytetari nga Kosova thotë: “Kena ardh për qejf. Tërë natën duke krisma, kallashi. Ky është tmerr! Kallashi gjithë natën. Jam prej Podujevës në Kosovë”.
Katër jetë u shuan mbrëmjen e djeshme në Velipojë si pasojë e një konflikti për shezlongët. Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Policia e ndihmuar nga FNSH kanë rrethuar zonën.



