Në prill, inteligjenca e Koresë së Jugut “vlerësoi numrin e të vdekurve në të paktën 600”, por bazuar në vlerësime të përditësuara, “tani vlerëson shifrën në rreth 2 mijë”.
Rreth 2 mijë ushtarë të Koresë së Veriut u vranë në konfliktin ruso-ukrainas, tha të martën një deputet i Koresë së Jugut, duke cituar shifra nga shërbimet e inteligjencës së vendit të tij.
Në prill, ata “vlerësuan numrin e vdekjeve të paktën 600”, por bazuar në vlerësime të përditësuara, ata “tani e vlerësojnë këtë shifër në rreth 2 mijë”, u tha deputeti Lee Seong-kweun gazetarëve pas një takimi me Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS).
Agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe Perëndimore kanë thënë se Koreja e Veriut dërgoi mbi 10 mijë ushtarë në Rusi në vitin 2024 – kryesisht në rajonin Kursk – së bashku me predha artilerie, raketa dhe sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi.
Korea e Veriut konfirmoi vetëm se kishte vendosur trupa për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë në prill dhe pranoi se ushtarët e saj ishin vrarë në luftime.
Presidenti rus Vladimir Putin i vlerësoi trupat e Koresë së Veriut të dërguara për të luftuar në Ukrainë si “heroike” në një letër drejtuar Kim, tha media shtetërore e Phenianit.
Washingtoni ka thënë se ka prova se Rusia po rrit mbështetjen për Korenë e Veriut, duke përfshirë ofrimin e ndihmës në teknologjinë e përparuar hapësinore dhe satelitore, në këmbim të ndihmës së saj në luftën kundër Ukrainës.