“Masa për nxitje të sipërmarrësisë tek grupet etnike jo-shumicë”,
është tema e forumit që e organizon fondacioni” Servis sipërmarrës për të rinj” dhe Agjencia për realizim të së drejtave të bashkësive.
Në forum është paralajmëruar pjesëmarrje e përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Agjencisë për Punësim, Agjencisë për mbështetje të sipërmarrësisë, Sekretariati për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Programi për zhvillim i KB-së, odat ekonomike, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave civile të cilat punojnë në sferën e zhvillimit të sipërmarrësisë ndëretnike
të të rinjve dhe përfaqësues të biznes sektorit – sipërmarrës të suksesshëm nga bashkësitë etnike joshumicë.
Forumi është i dyti nga seria e gjashtë e ngjarjeve për këmbim të ideve dhe propozimeve si pjesë e fushatës “Edhe unë jam sipërmarrës” në kuadër të projektit “Së bashku për sukses: sipërmarrës të rinj, forcë lëvizëse për marrëdhënie të mira ndëretnike”, i financuar nga Bashkimi
Evropian.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it
- Konsumoi bashkë me të motrat karamele me përmbajtje hashashi pranë një koshi mbeturinash, intubohet 3-vjeçarja! Ja si është gjendja e dy vajzave të tjera