Projekti për subvencionimin e 200 veturave elektrike për taksi, sipas Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, përfaqëson hap të rëndësishëm drejt transformimit të transportit urban, në kuadër të strategjisë për luftimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane.
Kryetari i Shoqatës së Taksive, Abdulla Rashiti, bëri të ditur se një kërkesë e tillë ka qenë e kahmotshme. Ai uroi qytetarët për benefitet që do të kenë nga ky projekt.
Mexhiti njoftoi se gjatë konsultave me ekspertët ekologjikë është konstatuar se zëvendësimi i këtyre veturave do të sjellë reduktim të mbi 2,700 tonë CO₂ në vit, ndikim i krahasueshëm me mbjelljen e më shumë se 120,000 fidaneve.