Alsat 2019-09-25T15:28:38+02:00
U firmos marrëveshja për blerjen e 33 autobusëve të rinj me gaz, me qëllim që të luftojnë ndotjen në kryeqytet dhe të kursejnë para….
Drejtori i NPS-së, Hristjan Çushkov: “Autobusët me të cilët po furnizohemi nuk do ta ndotin ajrin…”
Kështu tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Qarkulluese Hristjan Çushkov, të cilin në kohën që po fliste për luftimin e ndotjes, e deri në mbarimin e kësaj konference, vetura e tij e priste me motorin ndezur për më shumë se 30 minuta, duke ndotur ajrin por edhe duke shpenzuar karburant.
Sidoqoftë, 210 autobusët dizel që qarkullojnë çdo ditë nëpër kryeqytet, brenda 7 muajsh nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ju shtohen edhe 33 autobus me gaz, të cilët ndotin 700% më pak se autobusët aktual. I pyetur nga Alsat se kur do të zëvendësohet edhe pjesa tjetër dërmuese e autobusëve dizel, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se pret mbështetje nga ana e ekzekutivit.
Pres që mbështetja e deklaruar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ta jetësojë konceptin që e punojmë prej shumë kohësh për një transport publik bashkëkohorë, që do të mundësojë substituim të autobusëve dizel nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër do të bëj revolucion në aspekt pozitiv për qarkullimin e qytetarëve me anë të transportit publik”-pohoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
21 autobusë që kushtojnë nga 236 mijë euro për copë, do të kenë kapacitet për 85 pasagjer, ndërsa 12 autobusët në formë harmonikë që kushtojnë nga 334 mijë euro do mund të marrin deri në 149 pasagjer. Sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarë të “ResarchGate”, një autobus i vjetër ndotë më shumë se 28 autobus të ri. Sipas shkencëtarëve, grimcat PM-2.5 që janë shkaktar kryesor i sëmundjeve respiratorë dhe kardiovaskulare, burojnë pikërisht nga djegia e dizelit në motorët e vjetër pa standarde të larta ekologjike. Alsat ditë më parë xhiroi disa autobus të vjetër, të cilët emitojnë sasi të madhe të tymit në atmosferë, ndoshta si pasojë edhe e gjendjes së tyre jo të rregullt teknike.
Besian Leka
Loading…




