Shumëkush ka dëgjuar për Martin Luter King, një aktivist i njohur per te drejtat e njeriut ne SHBA, nje nder oratoret me te medhenj ne historine e Amerikes, i njohur ne gjithe boten per fjalimin e tij “Une kam nje ender” të mbajtur me rastin e Marshit në Washington me 1963. Fitues i cmimit Nobel per luftën e tij kundër pabarazisë racore përmes rezistencës jo te dhunshme. I nominuar pas vrasjes me 4 prill te vitit 1967, me disa cmime nderi nga presidenca dhe kongresi. Qindra rruge ne SHBA u riemëruan me emrin e tij, dhe që nga 1986 Dita e Martin Luther King u be feste federale e SHBA.
Por pak kush di qe Martin Luther King gjate gjithe jetes se tij vuante nga nje semundje e quajtur Semundja Maniako-Depresive! Ne fakt, periudhat kur Dr. King ishte me humor të rënë ishin pikasur edhe më parë nga historianët, por këtë ata e arsyetonin si pasojë e streseve të shumta gjatë jetës së tij, dështimeve të herë pas herëshme te levizjes se tij, kërcënimeve të shumta per jetën, tradhtisë nga ana presidentetit Lyndon Johnson per çështjen e Vietnamit, etj.
Historianët arrinin të shpjegonin këto rënie periodike te humorit me streset e shumta, por e kishin të veshtirë për të sqaruar se pse Martin Luter King, si 12 vjeçar u hodh nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë së tij, në dy raste të ndryshme. Njëri rast ishte kur gjyshja e tij u dëmtua rëndë në një aksident, dhe rasti tjetër ishtë, kurr shpejt pas kësaj ajo vdiq . Arsyetimet e mësipërme nuk arrijnë të sqarojnë se pse Dr. King gjatë jetës së tij shtohj në spital në mënyrë të përsëritur për periudha te “rraskapitjes”, gjatë të cilave ai nuk mund të funksiononte më, dhe egzaminimet mjekesore nuk nxirnin asnjë dëmtim organik. Ai humbiste interesin për shumicën e gjërave, nuk përqëndrohej dot, flinte shumë dhe hante shum (shenja që plotësojnë përkufizimin e saktë të episodeve depresive klinike).
Pastaj, këto periudha raskapitjeje zëvëndësohesin me periudha kur Dr. King shëndrohej në një bombë energjike. Në këto periudha të jetes se tij, ai mjaftohej me vetem 3-4 orë gjumë cdo natë. Ai udhëtonte 2-3 javë në muaj në të gjithë vendin e dhe më gjërë, në gjithë botën. Gjatë gjithë këtyre udhëtimeve ai mbante fjalime, predikime dhe konferenca për shtyp të shumta. Ne total, ai mund të ketë mbajtur deri një mijë fjalime në vit! Ishte aq energjiik sa qe kur ai fillonte udhëtimin, stafi i tij ne Atlanta i dërgonte një ndihmës (zakonisht të rinj), por në mes të udhëtimit detyroheshin ta zëvëndesonin atë me një tjetër, sepse i pari, i raskapitur, nuk i bënte ballë rritmit të Dr. King. Ai ishte gjithashtu një llafazan i madh, në gjendje të flet me orë të tëra edhe me një të huaj. Gjithashtu ishte një njeri me shum humor në jetën e tij private, një imitator dhe komik i talentuar aq sa disa mendonin që ai mund të bënte një karierë shum të mirë si komedian i suksesshëm. Poashtu ai ishte i njohur edhe për një jetë mjaft aktive seksuale, marëdhënie seksuale me gra te ndryshme gjatë udhëtimeve të tij.
Pikërisht këto karakteristika – nevoja e ulur për gjumë, energji e lartë, epsh i lartë seksual, llafazanëria e shprehur dhe humori i lartë, paraqesin simptomat maniakale, që janë e kundërta e simptomave në gjendjen depresive. Pra Dr. King, kishte simptoma maniakale, të cilat alternoheshin me epizode depresive.
Pikërisht Episodet e depresionit dhe te manisë të cilat alternoheshin në jetën e Dr. King, hedhin dritë mbi dy tiparet shum të rëndësishme të personalitetit të Dr. King, qe ne fakt ishin burimi i madhështise se tij, qe e bënë të njohur në gjitthë botën. Simptomat maniakale zakonisht janë të shoqëruar me kreativitet dhe elasticitet, ndërsa depresioni me realizëm dhe empati që na ndihmon ta kuptojmë filozofinë e tij të rezistencës jo të dhunshme.
Ashtu sikur Dr. King, edhe Arbnori dhe Astrit Dehari, dy vëllezër, të dy aktivistë të VV qe nuk jetojnë më, nje loje fatkeqe e kimikateve ne Sistemin Nervor te tyre beri qe ata ne periudha te caktuara te jetes se tyre, te shohin ne menyre te zymte jeten e tyre. Por ne te njejten kohe ata arritën te gjejnë forcën dhe kurajon dhe te ëndërojnë per nje të ardhme më të mirë për të gjithë ne të tjerët, një ardhme më të mirë për gjithe shoqerine shqiptare, pa përfillur kufijtë artificialë të vendosur nga të tjerët. Ata ëndëruan dhe u angazhuan me vetëmohim për një shoqëri të shqiptareve, të qeverisur jo nga hajdutë, kriminelë që për një grush para shesin interesa, tokë dhe të ardhmen e shqiptarëve por nga njerës si ata, që do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë . Sëmundja e këtyre njerezve, ne fakt ishte më shumë madhështia e tyre se sa fatkeqsia e tyre.
Me rastin e vetëvrasjes se supozuar të Astrit Deharirt në burgun e Prizrenit, egërsirat, injorantët ne pushtet fërkuan duart si hijenat, duke e konsideruar këtë si një “vdekje e parëndësishme nga depresioni”, që tregon dobësi të kundërshtarit, dhe ata i arsyeton si para ligjit, ashtu edhe para opinionit. Si të paditur, dhe primitivë qe janë, s’kishin si ta dinin që edhe vetevrasja e supozuar e Astrit Deharit në paraburgim nuk depolitizon vdekjen e tij, nuk ul peshen e krimit qe bene duke burgosur te rinjtë shqiptarë per sulme të inskenuara, dhe nuk ul vlerat e Astritit, e as te Vetvendosjes në kauzën e tyre të drejtë.
Data 16.01.2025
Aktuale
- Bullgaria i ofron marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar
- Jashari reagon fuqishëm ndaj kritikave për mbylljen e institucioneve paralele
- “Gjesti po e luan viktimën…banorët bashkë mund ta largojnë nga shtëpia” – Juristja shqiptare komenton lojën e tij
- Fetai: Ligji për Përfaqësim të Drejtë në fazën finale
- Nikolloski për vizitë pune në Budapest: Zhvillimi ekonomik dhe integrimet europiane mbeten prioritare
- Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së
- Gjesti – Eglit: “A puthemi?”
- Manchester United interesohet për transferimin e portierit sensacion në Serie A