Komisionarja europiane për zgjerim, Marta Kos, të hënën dhe të martën do të jetë në Shkup, ku do të zhvillojë takime me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski, me fokus tek përpjekjet për përshpejtimin e zbatimit të Planit të BE-së për zhvillimin e rajonit. Siç njoftoi Komisioni Europian, në takim me Kosin, përveç kryeministrit Mickoski, do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. Në paralajmërim theksohet se Plani për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor ofron përfitime për gjashtë vendet që përgatiten për anëtarësim në BE dhe në takim do të shqyrtohet progresi i arritur, si dhe do të diskutohen hapat e ardhshëm për zbatimin e tij.
Data 09.11.2026
Aktuale
- Përmbytjet në Gaza lënë pa strehë 350 mijë palestinezë të zhvendosur
- LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik
- “Presioni duhet të vazhdojë”/ Franca nuk gjen qetësi! Qindra të arrestuar nga protestat në fundjavë
- Ahmeti kujton Tahir Hanin: Mbi katër dekada miqësi, bashkëpunim dhe angazhim për çështjen kombëtare
- Parashikimi i motit
- Enkel Rexhepi rizgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë
- Trump pranon gabimet pas humbjes së republikanëve: Nuk përcollëm mesazhin, deportimet ishin tepër të ashpra
- Kulla deri në 27 kate në Himarë, kush janë biznesmenët pas projektit Himara Light House?



