Shoqata e qytetarëve “16 mars 2025 Koçan”, katër muaj pas tragjedisë në diskotekën “Puls” ku humbën jetën 62 persona mes të cilëve gjashtë fëmijë, sonte do ta mbajë marshin e 15-të të engjëjve – marshi i dhimbjes dhe luftës për drejtësi. Marshi do të fillojë në orën 18:05, me nisje nga Parku i revolucionit.
Gjykata Penale dje njoftoi se është vazhduar paraburgimi i të akuzuarit për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup do ta udhëheq pjesën e mëtejshme të procedurës.
Sipas aktakuzës, 34 individë dhe tre persona juridikë të akuzuar për zjarrin në diskotekën “Puls” akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti, 62 persona humbën jetën, përfshirë gjashtë fëmijë, dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.