Sindikati i Pavarur i Policisë ka shprehur sërish sot pakënaqësitë e tij. Kësaj radhe, revolta është shprehur nëpërmjet një marshi të organizuar nga një pjesë e udhëheqësisë të këtij sindikati, për kthim të dinjitetit të policisë, i cili ka filluar para ndërtesës së RTVM-së, është ndaluar para Qeverisë dhe ka përfunduar para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kërkesat e sindikatit janë që të respektohet Ligji për raport pune në lidhje me përfaqësimin e sindikatit në të cilin, siç kanë theksuar nga ky sindikatë, bëjnë pjesë 20% e të punësuarëve. Kryetari i sindikatit të policisë, Goce Dellçev Todev, në deklaratën e dhënë për gazetarët, ka kërkuar që sindikati të funksionojë në pajtueshmëri me ligjin dhe të jenë të kyçur në dialogun social.
Goce Dellçevë Todev, Sindikata e Pavarur e Policisë
“Kërkojmë nga ministri i Punëve të Jashtme që të mos favorizoj sindikatin e policisë në kuadër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, sepse, i japin pasqyrë të rrejshme për gjendjen në polici. Në MPB momentalisht dhe 20 vitet e fundit, udhëheq një qendër, jo ministri, ndësa atë ne jemi të detyruar t’ia përcjellim ministrit, sepse nuk do të lejojmë të vazhdoj kaosi në MPB”.
Ndërsa, kryetari i Konfederatës së Organizatave të Sindikatave të Pavarura të Maqedonisë, Marjan Ristevski, tha se nuk duhet të ketë sindikatë servil.
Marjan Ristevski, Konfederatës së Organizatave të Sindikatave të Pavarura
“Cila do qeveri që të vjen e ndrrojnë vetëm bluzën, ndërsa mbeten personat e njejtë që i përfaqësojnë të drejtat e punëtorëve dhe kemi parë se si. Në Maqedoni duhet të funksionoj dialog normal funksional. Nuk guxon të ketë sindikat servil, sepse punojnë në dëm të shtetit, ndërsa populli din të dënoj në zgjedhje”.
Ristevski informoi se anëtarësia do të mblidhet për të sjellur vendime për hapat e mëtejmë.
https://www.youtube.com/watch?v=sZThjm7fN7s

