Të gjithë gazetarët punojnë me të drejta të shkelura të punëtorëve, profesioni është i pasigurt, punojnë në kushte jo të rregullta, për shkak të së cilës nuk mund të pritet gazetari e rregulluar.
Këtë mesazh e dërgoi sot kryetari i Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Xvezdan Georgiev në marshin e një majit, të cilin SPGM e organizoi së bashku me Sindikatën e shërbimit diplomatik të Maqedonisë së Veriut, Sindikatën e pavarur akademike dhe Sindikatën e kulturës.
Marshi u mbajt me moton “Më 1 maj ku ndodhesh? Për të drejtat tua, je në rrugë” në sheshin “Kryengritja e Karposhit”. Gazetarët mbanin parulla me mbishkrimet “Shkruajmë për një kafshatë bukë”, “Po për punë, jo për robëri”, “Varfëri=censurë”…
“Nuk e di asnjëherë sa do të paguajnë, sa paguajnë, nuk e di asnjëherë nëse do të paguajnë, ndërsa duhet të punosh. Punohet me kontrata në tre muaj, gjashtë muaj, që e vazhdon pasigurinë në profesion, gjegjësisht i disiplinon gazetarët, punohet në media që janë të mësuara në punë në klientelë, në kushte jo të rregullta dhe këtu nuk mund të presim gazetari të rregullt”, deklaroi Georgievski.
Theksoi se gazetarët ende në masë të madhe punojnë në honorare pa status të rregulluar, pa sigurim pensional, pa të ardhshme të ndritshme.
Shtoi se këtë tubim të një majit e kupton si mënyrë simbolike që edhe një herë ta paralajmërojmë opinionin apo të paktën të bëhemi më të dukshëm me problemet tona.
Kërkojnë edhe rritje të rrogave në arsimin e lartë, kanë ofruar model për llogari intervenuese progresive, e kanë dërguar deri te ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe presin përgjigje këtyre ditëve.


