Ministria e Financave e Maqedonisë dhe Ministria e Financave të
Holandës nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë me të cilën do ta zgjerojnë bashkëpunim përmes këmbimit të njohurive, përvojave dhe informacioneve për politikat të cilat po zbatohen.
Me marrëveshjen që e nënshkruan ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe ministri holandez i Financave Heroen Dajsblum parashikohen programe për trajnime, qëndrime studimore, punëtori dhe të ngjashme. Përveç bashkëpunimit përmes bartjes të know-how, Holanda përmes marrëveshjes do të sigurojë edhe mbështetje për trajnime dhe shpenzime të tjera.
Siç informojnë nga Ministria e Financave të Maqedonisë dhe të dyja palët i kanë theksuar marrëdhëniet e dypalëshe të afërta ndërmjet Maqedonisë dhe Holandës, si dhe nevoja për zhvillim të bashkëpunimit dhe në nivel teknik ndërmjet ministrive të financave.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Mendi Qyra paralajmëron fushatë të civilizuar dhe qytetare pa ofendime ndaj oponentëve politikë
- Iu dështoi atentati dy javë më parë, arrestohet 47-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij (EMRI)
- Gjykata Kushtetuese nuk ngriti procedurë për Rregulloren e KSHZ-së
- Mashtrimi online me platformën XUEX, Gjykata cakton 60 ditë burg për 4 të arrestuarit! Kamarierët “detyrim paraqitje”
- Dështon dhënia e konkluzioneve përfundimtare në GJKKO për ‘Sterilizimin’, shkak mungesa e…
- Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët
- Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm
- Edhe 48 orë paraburgim të dyshuarve për Zjarrin në Trubarevë të Shkupit